17 Janar 2025

BE-ja mbështet zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Prishtinë, 12 nëntor - Deklaratën e shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalya Apostolova, se BE-ja do t’i mbështe zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nëse vendosin partitë politike e ka përshëndetur “pa hezitim” opozita, ndërsa LDK-ja kërkon zgjedhje në qershor të 2017-s.

Sipas LDK-së, zgjedhjet duhet të mbahen pas arrestimeve nga Gjykata Speciale

Të gjitha partitë politike në Kosovë apriori janë pajtuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Madje edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian mbështesin subjektet politike për zgjedhje të reja nëse konsiderohen se janë të arsyeshme.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka bërë të ditur se BE-ja do të mbështesë çdo proces demokratik në Kosovë, duke përfshirë edhe zgjedhjet.

Deklarata e Apostolovas është mirëpritur nga subjektet opozitare, të cilat shpresojnë se zgjedhjet janë afër.

Ndërsa partitë në koalicion preferojnë verën e vitit të ardhshëm për zgjedhjet në të dy nivelet, lokale dhe parlamentare.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)