04 Maj 2024

BE-ja konsultohet me shoqërinë civile të Kosovës

Prishtinë, 12 korrik - Sot në Prishtinë Komisioni Evropian dhe organizatat kosovare të shoqërisë civile mbajtën takimin e tretë nën ombrellën e Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit (PSA).

Konsultimet u mbajtën një ditë para takimit plenar të Dialogut për PSA me institucionet e Kosovës.

Diskutimet me shoqërinë civile u përqëndruan në të drejtat e njeriut, mbrojtjen e minoriteteve,sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, sfidat ekonomike si dhe raportet midis OJQ-ve dhe Qeverisë.

Dialogu me shoqërinë civile është një mjet i rëndësishëm për plotësimin e Dialogut për PSA me struktura politike dhe institucione.

Ai poashtu ka ndërmend të fuqizojë organizatat e shoqërisë civile në Kosovë. 

Takimi u hap nga shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar, dhe u bashkëkryesua nga Joost Korte, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në Drejtoratin e Përgjithshëm për Zgjerim të Komisionit Evropian dhe Pavel Trantina nga Komiteti Evropian për Çështje Ekonomike dhe Sociale
.
U zhvillua një diskutim i gjerë për detyrat kryesore të Kosovës sa i përket Studimit të Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, me fokus të veçantë në gjendjen e tanishme të të drejtave të njeriut, mbrojtjen e pakicave si dhe sundimin e ligjit. 

Diskutuesit po ashtu vlerësuan mundësitë ekonomike të Kosovës nga pikëpamja e Studimit të Fizibilitetit të BE-së.

Komisioni Evropian dhe organizatat e shoqërisë civile theksuan nevojën për një bashkëpunim më të hapur në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës.

Žbogar, tha se Bashkimi Evropian vlerëson lart kontributin e shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian.

"Për ne, shoqëria civile është një partner kryesor dhe Zyra e BE-së përfshin fuqimisht shoqërinë civile në Procesin e Stabilizm-Asociimit përmes konsultimeve para çdo takimi të Dialogut për PSA."

"Ne i konsiderojmë këto forume shumë të dobishme, marrë parasysh përvojën e organizatave joqeveritare vendore dhe e inkurajojmë Qeverinë që ta bëjë të njëjtën".

Korte tha se takimet si ky i sotmi dhe ai që do të mbahet nesërm fokusohen në Studimin e Fizibilitetit.

"Ne sot morrëm informata shumë të rëndësishme dhe të detajuara përkitazi me raportet mes shoqërisë civile dhe institucioneve të Kosovës për sundim të ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve dhe për mundësitë ekonomike të Kosovës."

"Informatat që morrëm sot nga shoqëria civile do të pasqyrohen në takimin tonë të nesërm me qeverinë. Kjo qasje jona thekson rëndësinë që ne i japim rolit të shoqërisë civile dhe se sa shumë e vlerësojmë përvojën e tyre."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)