BE-ja dhe Kosova mbajtën dialog për Drejtësi, Liri dhe Siguri
Prishtinë, 30 janar - Takimi sektorial për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit (PSA) për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinëështë mbajtur këtë javë në Prishtinë, nga 28 deri më 30 janar.
Gjatë tri ditëve Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian diskutuan lidhur me zhvillimet në fushat e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së gjyqësorit, çështjet rreth riatdhesimit, riintegrimit dhe menaxhimit të kufirit dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me migrimin duke përfshirë politikat për viza dhe azil.
Pjesa e parë e diskutimit ka trajtuar gjithashtu regjistrat civil, mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e dokumenteve. Pjesa e dytë e takimit i është dedikuar të drejtave themelore dhe të drejtave njerëzore si dhe mbrojtjen dhe respektimin e komuniteteve pakicë. Këto çështje janë përcaktuar si prioritete kyçe dhe më sfiduese për progresin e Kosovës drejt integrimit në BE.
Nëdiskutimin për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar palët shkëmbyen mendimet lidhur me progresin dhe sfidat ekzistuese. Përkitazi me luftën kundër korrupsionit, theks i veçantë i është kushtuar punës së institucioneve në arritjen e rezultateve, nevojës për bashkëpunim të avancuar ndërinstitucional dhe dhënies prioritet korrupsionit. Në luftën kundër krimit të organizuar fokus i veçantë i është vënë konfiskimit të pasurisë dhe shpëlarjes së parave si dhe luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe narkotikë. Theks i veçantë i është dhënë nevojës për zhvillimin e regjistrit gjurmues të qëndrueshëm.
Sa i përket gjyqësorit, palët diskutuan bashkëpunimin me EULEX-in, ku autoritetet kosovare dhanë të dhëna tëpërditësuara lidhur me funksionimin e gjykatave, prokurorive dhe Këshillave relevant, reformave gjyqësore dheavancimit të të drejtave pronësore.
Gjatë bisedimeve lidhur me reformën zgjedhore, Komisioni nxiti institucionet e Kosovës të vazhdojnë dhe përfundojnë kornizën ligjore, në përputhshmëri me rekomandimet e BE-së dhe gjetjet nga zgjedhjet e fundit komunale të misionit monitorues zgjedhor.
Në fushën e tëdrejtave themelore, u nxor në pah rëndësia e zbatimit efikas të legjislacionit në fuqi dhe Strategjive e Planeve të Veprimit. Palët u pajtuan që fushatat sensibilizuese edhe në nivelin lokal janë shumë të rëndësishme si dhe koordinimi ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
Sa i përket mbrojtjes dhe respektimit të komuniteteve pakicë, u vlerësua si e rëndësishme dhënia e prioritetit veprimeve në Planet e Veprimit për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas që do tëzbatohen gjatë vitit 2014 si dhe zhvillimit të politikave të përkushtimit për periudhën deri në vitin 2020. Buxheti për këto veprime duhet siguruar.
Takimi për Dialogun e PSA-së për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, konkludimet e të cilit do të futen në raportin e progresit për këtë vit, është organizuar bashkë me Ministrinë e Integrimeve Evropiane.