BE-ja dërgon misionin vëzhgues në Kosovë
Bruksel, 19 shtator - Në kontekst të ofrimit të ndihmës për dialogun ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit, Bashkimi Evropian do të dërgojë misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, ka emëruar sot Roberto Gualtieri për shef të këtij misioni.
Me këtë rast, Baronesha Ashton ka thënë: Misioni vëzhgues i BE-së synon që të mbështesë Kosovën për të zhvilluar një proces gjithëpërfshirës zgjedhor, pasi që zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë element esencial i marrëveshjes së 19 prillit.