BE-ja bën thirrje të angazhohen për një ambient të qetë
Prishtinë, 1 shtator - \"Në prag të debatit dhe votimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, BE-ja në Kosovë ju bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të angazhohen për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit.
\"BE-ja në Kosovë, po ashtu rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, me kusht që ajo të jetë e shprehur në mënyrë paqësore dhe në pajtim me ligjet e Kosovës\", thuhet në Deklaratën e Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së.