19 Janar 2025

BE: Inaugurimet në veri të mbahen sipas ligjeve të Kosovës

Bruksel, 10 janar - Brukseli nuk ia ka arritur që të bindë palën serbe që procesin e inaugurimit të komunave serbe dhe funksionimin e tyre ta bëjë konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Meqenëse takimet e së enjtes nuk kanë treguar ndonjë përparim është vendosur që me biseda të vazhdohet edhe sot.

Zëvëndeskryeministrja e Kosovës Edita Tahiri, ka deklaruar për RTK se Bashkimi Evropian e ka qëndrimin e qartë: se zgjedhjet janë mbajtur sipas ligjeve të Kosovës ndërsa inaugurimi dhe funksionimi i komunave duhet të jetë njëjtë sipas këtyre ligjeve dhe konform marrëveshjes së Brukselit.

Takimet e mbajtura ishin bilaterale, ku pala evropiane nga një anë bisedonte me delegacionin e Kosovës, ndërsa nga ana tjetër me atë të Serbisë.

Në delegacionin serb bënte pjesë edhe kryetari i komunës së Zveçanit i cili përfaqësonte të gjithë kryetarët e komunave serbe të Kosovës.

Sipas Edita Tahirit zyrtarët e Brukselit tashmë kanë informuar se nuk kanë pasur sukses që të bindin palën serbe dhe kjo është arsyeja përse do të vazhdohet me trysni edhe gjatë ditës së premte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)