14 Janar 2025

BE do te plotësojë premtimet dhe obligimet ndaj Kosovës

Londër, 13 tetor - Në kuadër të vizitës së saj në Mbretërinë e Bashkuar, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila mbajti një ligjëratë në shkollën liderë për biznes, London School of Economics mbi sfidat dhe perspektivën e integrimit ekonomik dhe politik të Kosovës në Bashkimin Europian.

Në ligjëratën e saj Kusari-Lila theksoi që Kosova ka bërë përparim të dukshëm sa i përket integrimit evropian dhe një gjë e tillë është dëshmuar edhe në raportin e fundit mbi fizibilitetin e negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit(MSA) të publikuar ditë më parë.

Ajo tha se gjatë kohëve të fundit institucionet e Kosovës kanë qenë të përkushtuara në implementimin e një varg reformash në të gjitha sektorët e posaçërisht sa i përket ambientit biznesor.

“Kosova ka adresuar shumicën e çështjeve të nevojshme për fillimin e negociatave për MSA dhe do të përmbushë edhe kërkesat tjera të parashtruara në raportin e fizibilitetit të publikuar këtë javë."

"Në të njëjtën kohë ne shpresojmë që edhe Bashkimi Evropian do te plotësojë premtimet dhe obligimet ndaj Kosovës si në procesin e liberalizimit të vizave ashtu edhe në proceset tjera politike dhe ekonomike” tha Kusari-Lila.

E pyetur nga studentët mbi sfidat e Kosovës në procesin e integrimit në BE, Zv. Kryeministrja Kusari Lila potencoi nevojën e vazhdimit të reformave në administratën publike duke theksuar që sfida kryesore e Qeverisë mbetet sigurimi i një administrate të përgatitur për procesin e integrimit në BE.

“Ka kaluar koha për arsyetime e fajësime, tani është koha të pranohet përgjegjësia dhe të vazhdohet me procesin e reformave drejt qëllimit të fundit, integrimit në BE”, tha Kusari Lila në përmbyllje të ligjëratës së saj.

Ligjërata e Zv. Kryeministres Kuari-Lila u organizua në bashkëpunim me Institutin Evropian në kuadër të London School of Economics,  i njohur si Shkolla e katërt më e mirë në botë për Ekonomi dhe Ekonometri, ndërsa e para në Evropë. Kjo ishte ligjërata hapëse e sezonit të eventeve publike në këtë institucion prestigjioz.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)