BE do ta respektojë vendimin e Kushtetueses për Asociacionin
Prishtinë, 17 nëntor - Bashkimi Evropian e ka pranuar faktin që nuk do të merret asnjë hap drejt themelimit të Asociacionit deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin shefi i Zyrës për BE-në në Kosovë, Samuel Zhbogarka thënë se do ta respektojë.
Dërgimin e marrëveshjes në Kushtetuese nga presidentja, sipas Zhbogarit, BE-ja e ka parë si përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuale.
Ai për gazetën Koha Ditore konsideron që bllokada në Kuvend nuk bëhet për shkak të marrëveshjeve me Serbinë për Asociacionin dhe të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Përmend arsye të tjera që thotë se qëndrojnë pas saj. Shefi i BE-së në një intervistë dhënë Kohës Ditore i ka vlerësuar të paarsyeshme edhe thirrjet për tërheqje nga marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së ka folur edhe për ngecjet e evidencuara në Raportin e Progresit për Kosovën. Ka komentuar edhe vendimin e koalicionit PDK-LDK për ti propozuar partiakët e tyre në bordet e pavarura.
Në intervistë Zhbogari ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, arsyet e vonesave në themelimin e Gjykatës Speciale, si dhe rrezikun që i kanoset Kosovës e rajonit nga terrorizmi dhe ekstremizmi.
/Koha Ditore/