BE dhuron 4.2 milion euro shoqërisë civile
Prishtinë, 21 prill - Sot, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Përfaqësuesi Special i BE-së ka shpallur shtatë grantet e reja në mbështetje të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.
Këto projekte të dhëna së fundi do të mbështesin organizatat e shoqërisë civile në krijimin e koalicioneve afatgjata për mbrojtjen e të drejtave të grupeve të cenueshme, promovimin e gjithëpërfshirës në arsim dhe për treg të punës dhe bashkëpunimin në mes të institucioneve përgjegjëse për strehim social.
Projektet e dhëna do të përqendrohen po ashtu në promovimin e të drejtave të privatësisë, lirisë së shprehjes, monitorimin e performancës së institucioneve të drejtësisë dhe aftësitë e avokimit të OShC-ve kryesore përmes mekanizmit të ri-dhënies së granteve.
Christof Stock, Shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë tha: \"Dëshirojmë të mbështesim zhvillimin e një shoqërie civile e cila është përfaqësuese e nevojave të qytetarëve, e cila ka kapacitetin për të marrë pjesë aktive në debate publike për reformat demokratike, e cila promovon të drejtat e njeriut, dhe e cila është në gjendje të ndikojë në proceset vendimmarrëse. Ne kemi zgjedhur këtë format të hapur Panairi i projektit si metaforë e asaj që besojmë se si duhet të jetë shoqëria civile në të gjitha nivelet e shoqërisë: zemra që rrah e procesit demokratik dhe pjesëmarrës\".
Këto projekte implementohen nga Developing Together në partneritet me Agjencinë për Avokim dhe Zhvillim të Kosovës (KAAD); Çohu në partneritet me Komunikimi për Zhvillim Social; Lens në partneritet me Qendrën Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN); Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile; Qendra për Mirëqenien e Gruas në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve - Prishtinë, Shtëpia e Sigurtë-Gjakovë, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve \"Raba Voca\"-Mitrovicë, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve \"Liria\"-Gjilan, Shpresë dhe Shtëpi për Fëmijët - Kosovë, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore - Prishtinë, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve-Prizren; Arsimi për Rrjetin e Punësimit në Kosovë, në partneritet me Agjencinë për Promovim dhe Punësim në Kosovë-APPK, Balkan Sunflowers Kosovë-BSFK, Akademia për Trajnim dhe Asistencë Teknike (ATTA), SPARK; Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë, në partneritet me Qendrën për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore-CSGD, Qendra për Liri dhe Barazi të Komunitetit LGBT në Kosovë, Qendra Kosovare për Studime Gjinore QKSGJ, Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë-YIHR Kosovë, Glocal Kosovë, Qendra për Ndihmë Ligjore dhe Zhvillim Rajonal-CLARD.
Grantet e sapodhëna financohen nga dy Instrumente të ndryshme të Shoqërisë Civile:
Lehtësimi i Shoqërisë Civile mbështet zhvillimin e shoqërisë civile për të marrë pjesë aktive në debate publike për demokraci, të drejta të njeriut, përfshirje sociale dhe sundim të ligjit, dhe ndërton kapacitetin e tyre për të ndikuar tek proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.
Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut mbështet veprimet inovative të ndërmarra nga organizatat e shoqërisë civile në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe fuqizimi i rolit të shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të njeriut dhe reformës demokratike.