21 Janar 2025

BE dhe SHBA duhet ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës

Prishtinë, 13 nëntor - Një kritikë e ashpër e politikës së Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të këmbimit të demokracisë me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth statusit të Kosovës mes Kosovës dhe Serbisë i bëhet në analizën politike “Zhbërja e progresit?”, të publikuar të enjten nga Këshilli për Politika të Demokratizimit një organizatë me seli në Washington.

Në analizë, që për autor ka analistin gjerman, Bodo Weber, një njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe Ballkan, konstatohet se BE-ja dhe SHBA-ja, prej vjeshtës së vitit 2014, kur kanë ndërhyrë në krijimin e Qeverisë PDK-LDK, i kanë shkaktuar dëm demokracisë së brishtë kosovare, me synimin e arritjes së përparimit në procesin e dialogut në Bruksel shkruan sot Koha Ditore.

Pasi jep një kronologji të zhvillimeve politike në disa vitet e fundit në Kosovë, rolit të bashkësisë ndërkombëtare si dhe pasojave për vendin, analiza jep një listë rekomandimesh për BE-në, SHBA-në, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, të cilat thuhet se duhet të bëjnë një sërë ndryshimesh në politikat e tyre në raport me Kosovën, me qëllim që të parandalohet përshkallëzimi i mëtutjeshëm i situatës dhe të forcohen demokracia e sundimi i ligjit në Kosovë.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)