BE dhe SHBA dënojnë sulmin ndaj EULEX-it
Prishtinë, 19 shtator - Përfaqësuesi Special, shtetet anëtare të përfaqësuara në Kosovë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë fuqishëm dënojnë aktin qyqar, i cili ndodhi sot në mëngjes në komunën e Zveçanit kundër dy veturave të EULEX-it, i cili rezultoi me vdekjen e një pjestari të misionit të EULEX-it.
Sulmi mbi EULEX-in është një sulm mbi BE-në dhë tërë bashkësinë ndërkombëtare. Është një sulm mbi gjithçka për të cilën angazhohemi përfshirë paqen, sigurinë dhe sundimin e ligjit. Nuk ka hapësirë për dhunë, kërcënime dhe frikësim në Kosovën e sotme.
Ne i mbështesim plotësisht përpjekjet e autoriteteve që t\'i gjejnë autorët e krimit dhe t\'i sjellin para drejtësisë. Përpjekjet për ta destabilizuar progresin në veri të Kosovës janë të papranueshme. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë individëve që të veprojnë me përgjegjësi dhe të vazhdojnë mbështetjen e tyre për zbatimin e marëveshjes së 19 prillit midis Prishtinës dhe Beogradit. Ne ripohojmë përkushtrimin tonë në mbështetjen e plotë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, përfshirë këtu edhe mbajtjen e zgjedhjeve komunale të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse më 3 nëntor në Kosovë.