29 Prill 2024

BE dhe femrat Kosovare festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Prishtinë, 9 Mars -  Me origjinë nga më shumë se 100 vite më parë, Dita Ndërkombëtare e Gruas që festohet me datën 8 Mars, është zhvilluar në një ngjarje mbarë botërore, e pa ndonjë përjashtim edhe në Kosovë.

Me këtë rast, Samuel Žbogar shef i PSBE/Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Xavier de Marhnac, shefi i misionit EULEX, kanë organizuar një ndodhi jo formale në qendër të Prishtinës.

Pjesëmarrësit ishin femra nga shoqëria Kosovare duke përfshirë anëtare të grupeve të grave, gra të shquara në sektorin e biznesit, politikane dhe anëtare të parlamentit, ndër tjerash përkrah tyre dhe gra të cilat punojnë në misionet e  Bashkimit Evropian.

Përderisa të drejtat e femrave janë mishëruar në shumicën e kushtetutave në mbarë botën, zbatimi i tyre shpesh ka ngelur prapa si në Kosovë ashtu edhe çdokund. Prandaj kjo ngajrje shërbeu si një mesazh mjaft i shprehur solidarizimi lidhur me rëndësinë e zbatimit të sundimit të ligjit, në frymën e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)