BE: Autoritetet e Kosovës ta mbështesin EULEX-in
Prishtinë, 27 nëntor - Pas deklaratave të krerëve të shtetit të Kosovës, për paraburgimin e Fatmir Limaj nga EULEX-i, ka reaguar Michael Mann, zëdhënësi kryesor i Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.
Respektimi dhe forcimi i sundimit të ligjit është pjesë thelbësore e rrugës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ndërhyrja politike në procese gjyqësore është e papranueshme, dhe ky është parim themelor i çdo shoqërie moderne dhe demokratike
Autoritetet e Kosovës kanë ftuar EULEX-in që të ndihmojë Kosovën, dhe ne presim që autoritetet e Kosovës ta mbështesin EULEX-in në këtë punë.
Bashkimi Evropian mbështet plotësisht punën e misionit të tij për sundimin e ligjit në Kosovë. EULEX-i dhe i gjithë stafi i tij, në veçanti gjyqtarët dhe prokurorët, kanë mbështetjen e plotë të njëzet e shtatë shteteve anëtare të BE-së, thuhet në deklaratën e tij.