BDI përshëndeti marrëveshjen Kosovë - Serbi
Shkup, 25 shkurt - Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri i saj Ali Ahmeti përshëndetën marrëveshjen e arritur në Bruksel midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë që paraqet një zhvillim shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe për rajonin.
Marrëveshja e koordinuar me miqtë tanë në Bruksel dhe Vashington vë themelet e marrëdhënieve të ndërsjella ndërshtetërore midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë por njëkohësisht kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin e sigurinë në rajon\".
\"Sot, Kosova njihet edhe nga Serbia që njëkohësisht hap rrugën për njohje edhe nga vendet tjera të Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë ndërmarrë këtë hap.
Të zgjedhurit e popullit të Kosovës po udhëheqin popullin e vet me vizion dhe përkushtim për të mundësuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
\"Kjo mirëqenie arrihet vetëm me guximin e nevojshëm institucional e politik për të marrë vendime të guximshme dhe të rëndësishme me vizion Evropian, thotë ndër të tjera BDI.