BBC: Partitë e luftës fitojnë zgjedhjet në Kosovë
Prishtinë 12 qershor- Ish-komandanti rebel i kërkuar nga Serbia si i dyshuar për krime lufte ka fituar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sugjerojnë rezultatet preliminare. Kështu raporton transmetuesi britanik BBC.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, udhëheq koalicionin e partive të qendrës së djathtë, një koalcion i partive që rrjedhin nga lufta e vitit 1998-99.
Koalicioni fitoi rreth një të tretën e vot\\ve, derisa partia e krahut të majtë Vetëvendosje fitoi mbi 25 për qind.
Edhe agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar për rezultatin preliminar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor në Kosovë.
Në raportin e kësaj agjencie, thuhet se befasia më e madhe e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje.