BBC: Një gjykatë e re për të dyshuarit për krime lufte në Kosovë
Në kronikë flet edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi. \"Në mënyrë që Kosova të tregojë shembullin më të mirë në rajon për bashkëpunim me drejtësinë. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur, i besojmë drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare. Lufta jonë ka qenë e drejtë\", i ka thënë presidenti Thaçi BBC-së.
Raporti shtron pyetjen se kush do të jetë në bankën e të pandehurit, derisa konstaton se disa nga ish-liderët e UÇK-së janë pjesë e institucioneve qeveritare.