BB premton mbështetje të metejshme për Kosovën
Prishtinë, 6 mars - Sot, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, takoi, në selinë e partisë, drejtorin e zyrës në Kosovë të Bankës Botërore, Jan-Peter Olters.
Kryetari Haradinaj e falënderoi drejtorin Olters për krejt atë që e ka bërë dhe që po e bën Banka Botërore në të mirë të progresit dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Kryetari Haradinaj, gjithashtu, ia përcjelli drejtorit Olters falënderimet e posaçme për mbështetjen e pakursyer dhënë Republikës së Kosovës në anëtarësimin e përhershëm në Bankën Botërore.
Kryetari Ramush Haradinaj dhe drejtori i zyrës në Kosovë i Bankës Botërore, Jan-Peter Olters, u dakorduan për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejme për Kosovën nga ky institucion i rëndësishëm financiar ndërkombëtar.