Basri Demiri kandidat i Aleancës për Lipjanin
Prishtinë, 21 shtator - Në mesin e smpatizantëve të shumtë dheanëtarëve të Aleancës për Lipjanin, presidenti i AKR-së, BehgjetPacolli, bëri prezentimin e kandidatit për Kryeatr të Komunës sëLipjanit, Basri Demiri.
Në promovim i pranishëm ishte edhe Serkretari i Përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli, anëtarë të Kryesisë na Qendra, si dhe anëtarët e subjekteve të cilët e mbështesin kandidatin.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, foli për qëllimin e bashkimit të forcave rreth Kandidatit dhe i ftoi të gjithë bashkarisht të mbështesin Basri Demiri për një zgjidhje më të mirë për Lipjanin.
Kandidati i Aleancës për Lipjanin, Basri Demiri, foli për problemet e shumta të qyetarëve të Lipjanit.
Ai ndër të tjera tha se Për gjatë këtyre viteve të kësaj qeverisjeje, Komuna është zhytur në borxhe të shumta, dhe se askush smund ta përballojë këtë borxh dhe këtë fakt. E dinë të gjithë qytetarët e komunës së Lipjanit.
\"Ne jemi ata të cilët kemi bartur procese të rëndëshme shumë herë dhe do të bartim edhe në të ardhmen, duke ja dalur me sukses edhe kësaj sfide, ai ka theksuar se, për këtë ka mbështetje të fuqishme nga Pacolli.
Pas prezentimit të kandidatit për Kryetar të Komunës u bë edhe prezentimi i kandidatëve për asmable komunale.
Aleanca për Lipjanin, është e përbërë nga Aleanca Kosova e Re, një grup politik i të pakënaqurve nga LDK-ja në Lipjan, e mbështetur nga Partia e Drejtësisë dhe Iniciativa të tjera Qytetare të cilat ofrojnë mbështetje për kandidatin e tyre të përbashkët.