18 Janar 2025

Bashota: Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë

Prishtinë, 18 korrik - Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, njëherësh kryetar i kësaj komune, Sokol Bashota, ka thënë se koalicioni i dy partive të mëdha padrejtësisht në këtë mandat është penguar nga opozita, e cila nuk i ka dhënë mundësi këtij koalicioni t’i plotësojë pritshmëritë e qytetarëve.

Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Bashota ka thënë se Kosova nuk ka opozitë të mirëfilltë.

Ai ka vlerësuar se demarkacioni me Malin e Zi dhe asociacioni i komunave serbe duhet të debatohen në nivel ekspertësh, qofshin ata nga subjektet politike apo të pavarur, kurse politika t’u nënshtrohet veprimeve profesionale.

Bashota ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë të jetë forca më e madhe politike edhe pas dy palë zgjedhjeve të ardhshme që do të mbahen, lokale dhe parlamentare.

 Ai e ka lënë mundësinë e hapur për të qenë edhe një mandat tjetër në krye të Komunës së Klinës. Në këtë intervistë, Bashota ka folur edhe për zhvillimet në PDK.

Ai ka thënë se Hashim Thaçi e kishte mbështetës të fortë Kadri Veselin, por sot kryetarit Veseli i mungon një Kadri Vesel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)