"Bashkohu" mbështetë vendimin e qeverisë për sovranitetin
Prishtinë, 29 korrik - Lëvizja Bashkohu mbështetë fuqishëm vendimin e Kryeministrit Hashim Thaqi për shtrirjen e sovranitetit , dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të Kosovës. Njëkohësisht çmojmë lartë punën e Policisë së Kosovës anëtarët e të cilës po i sakrifikojnë jetët e tyre në shërbim të popullit. Përmes kësaj deklarate shprehim dhembjen e thellë për vdekjen në krye të detyrës së vëllait tonë policit Enver Zymberi.
Lëvizja Bashkohu sygjeron institucionet kopetente të Republikës së Kosovës per shpallje të gjendjës së jashtëzakonshme në veri te Republikes së Kosovës që përkohësishtë është pa sovranitet dhe është nën kontrollin e forcave paramilitare serbe.
Ne iu bëjmë thirrje strukturave ndërkombëtare të sigurisë që janë prezentë në Kosovë që menjëherë ti japin fund dhunës dhe terrorit ndaj popullatës në veri të vendit, përndryshe ne si shoqëri civile jemi të gatshëm që në çdo formë tu dalim në përkrahje vëllezërve tanë në veri të Kosovës të cilët për një dekadë të tërë po jetojnë pa qenë të sigurt në shtëpitë e tyre nga kriminelët serb të mbështetur nga Serbia. Si rezultat i kësaj dhune dhe terrori të ushtruar nga kriminelët serb mbi popullatën shqiptare, shumë herë krejtesisht e pambrojtur humben jetën shumë shqiptarë u plagosën shumë të tjerë dhe u dëmtua pamëshirshëm pasuria e tyre.
Lëvizja Bashkohu në emër të anëtarëve të saj i mbështetë Institucionet e vendit në përpjekjet për shtrirjen e autoritetit shtetëror ne veri të Republikës së Kosovës , i mbështetë qytetarët që jetojnë në këtë hapësirë të vendit duke i siguruar se ne jemi me ju , të gatshëm për tu dalë në ndihmë në çdo kohë dhe në çdo formë. Ndërsa për kriminelët serb dhe sponzoruesin e tyre Serbinë kemi një porosi : Ne besojmë fuqishëm në institucionet tona dhe shpresojmë që këtij problemi ti jepet zgjidhje shumë shpejtë duke e shkatërruar çerdhen e kriminelëve serb në veri të vendit, përndryshe ne si qytetarë të Kosovës jemi të gatshëm që të sakrifikojmë dhe nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë zhvillimeve në veri të shtetit tonë .