Bashkimi Evropian e mirëpret vendimin për Deçanin
Prishtinë, 11 janar - Samuel Zhbogar, Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë ka komentuar për zhvillimet e fundit në Deçan pas vendimit të Gjykatës Supreme për rastin e kontestit për tokën.
\"Bashkimi Evropian e mirëpret vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, e cila shpie në drejtim të zgjidhjes së këtij rasti. Megjithatë, jam i brengosur për shfrytëzimin e kësaj çështje delikate për qëllime afatshkurtra populiste, qoftë në nivel lokal apo kombëtar.
Në frymën e respektimit të sundimit e ligjit, të gjitha palët duhet ta respektojnë vendimet e Gjykatës Supreme. Të kuptuarit se nuk ka vend për ndërhyrje politike në procedura ligjore është thelbësore për efikasitetin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Të gjitha palët duhet të kenë sigurinë e duhur se vendimet përmbarohen në mënyrë efektive.
Sundimi i ligjit mund të funksionojë në mënyrë efikase vetëm nëse secili individ apo institucion është i sigurt se nëpërmjet sistemit të Kosovës është e mundshme të arrihet drejtësia.
Prandaj, iu bëjë thirrje autoriteteve komunale të Deçanit, si dhe autoriteteve në nivel kombëtar që të demonstrojnë respekt për sundimin e ligjit dhe ta lejojnë procesin ligjor të merr drejtimin e vet,\" tha z. bogar.