Bashkëshortja e Edi Ramës punësohet në Kosovë
Prishtinë, 28 mars - Linda Rama, bashkëshortja e liderit të Partisë Socialiste Edi Ramës, është punësuar në Prishtinë.
Ajo do të jetë trajnuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, pranë Ministrisë së Integrimit Europian të Republikës së Kosovës.
Këtë e ka pohuar edhe ministrja Vlora Çitaku. Është pjesë e mbështetjes të ofruar nga UNDP dhe SOROS. Do të jetë si trajnuese. Punëdhënëse është UNDP/SOROS, ka thënë Çitaku.
Linda Rama është zhvendosur në Prishtinë këtë ditë, kur në Shqipëria ndodhet në një situatë para fushatës për zgjedhjet e qershorit.