28 Dhjetor 2024

Bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e drejtësisë

Prishtinë, 11 maj - Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli, priti sot në një takim pune një delegacion nga Akademia Gjyqësore e Turqisë, kryesuar nga zëvendëspresidenti i kësaj akademie, Sani Sezai Ural.

Në këtë  takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e drejtësisë.

Ministri Demolli falënderoi delegacionin nga Turqia për ndihmën që shteti turk ka dhënë dhe është duke dhënë për Kosovën. Sipas ministrit Demolli, me rendësi të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë është ndihma që Turqia është duke e dhënë në sistemin e drejtësisë.

Edhe zëvendëspresidenti i Akademisë Gjyqësore të Turqisë Sani Sezai Ural pohoi se vizita e këtij delegacioni në Kosovë ka për qëllim arritjen e disa marrëveshjeve në segmentin e sistemit të drejtësisë, të cilat do të shërbejnë në të mirë të dy vendeve.

Delegacioni nga Akademia Gjyqësore e Turqisë, zhvilloi takim të veçantë edhe me udhëheqësit e Shërbimit Sprovues të Kosovës, të cilët e njoftuan për punët dhe sfidat e këtij shërbimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)