Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor
Prishtinë, 15 tetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), organizojnë konferencën e përbashkët të gjashtë institucioneve me temën: “Bashkëpunimi ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”.
Pjesë e panelit do të jenë përfaqësues të institucioneve: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Policia e Kosovës (PK), Prokurori i Shtetit (PSh), Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) dhe Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM).