28 Dhjetor 2024

Bashkëpunimi ministri-gjykatë krijion sistem unik të drejtësisë

Prishtinë, 20 prill - Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Haki Demolli, priti sot në një takim pune kryetarin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, nga i cili pranoi urimet për zgjedhjen e tij në postin e ri.

Ministri Demolli e ka njoftuar kryetarin Peci me prioritetet që ka si ministër i Drejtësisë, duke theksuar hartimin e legjislacionit që është paraparë në strategjinë legjislative të MD-së, si dhe eliminimin e sfidave që kanë dalë nga raporti i progresit i Komisionit Evropian, i vitit të kaluar.

Në këtë takim, ministri Demolli e informoi kryetarin Peci edhe me kalimin e leximit të parë, në Kuvendin e Kosovës, të Projektligjit për Gjykata. Gjithashtu, u bisedua edhe për sfidat që e presin bashkëpunimin e ardhshëm të të dyja palëve në drejtësi.

Ministri Demolli, tha se puna e përbashkët ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duhet të çojë në krijimin e një sistemi unik të drejtësisë, sipas standardeve evropiane, duke shmangur paralelizmat e mundshme.

Po ashtu, në këtë takim ministri Demolli shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e tij për krijimin e të gjitha kushteve të punës për gjyqtarë dhe prokurorë, duke e ruajtur gjithmonë pavarësinë e gjyqësorit.

Të dyja palët u dakorduan se do të punojnë ngushtë në luftën kundër korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore, krimit të organizuar, krimit ekonomik, etj, si dhe bashkërisht të sigurojnë sundimin dhe përforcimin e ligjit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)