23 Dhjetor 2024

Bashkëpunimi me ShBA-në paraqet orientim strategjik të Kosovës

Prishtinë, 15 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, me të cilin diskutuan për ftesën e pranuar nga Presidenti Biden për Samitin për Demokraci dhe hapat përgatitorë për pjesëmarrje në Samitin e datës 9-10 dhjetor.

Presidentja do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në këtë Samit, i cili do të mbahet virtuelisht, ndërkaq vitin tjetër ky Samit do të mbahet me prezencë fizike.

Në këtë drejtim, Presidentja Osmani në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane do ta hartojë planin për prezantim në Samitin për Demokraci, i cili do të mbulojë tri fusha: fuqizimi i demokracisë dhe luftimi i autoritarizmit, lufta kundër korrupsionit si dhe promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që Kosova paraqet shembull të mirë të një demokracie në zhvillim dhe se bashkëpunimi me ShBA-në paraqet orientim strategjik të Kosovës.

Presidentja Osmani ka falënderuar ShBA-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar në partneritetin me shtetin amerikan për t`i realizuar objektivat e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)