20 Janar 2025

Bashkëpunimi Kosovë-Hungari, do të vazhdojë

Prishtinë, 15 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e deritashëm ndërparlamentar, me theks të veçantë që bashkëpunimi të vijojë dhe begatohet më tej.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Hungarisë, nëpërmjet binjakëzimit që nga viti 2011. Ky bashkëpunim i frytshëm u vazhdua me marrëveshjen për realizimin e projekteve të IPA-s, 2016-2018.

Ambasadori shprehu gatishmërinë për të përkrahur punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke vënë në pah se projektet e IPA-s kanë rëndësi të veçantë në procesin e euro-integrimeve. Ai po ashtu theksoi se përvoja e Hungarisë në procesin e integrimeve është e vlefshme për Kosovën dhe Kuvendin e saj.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se përvoja e çmuar e raporteve të Kuvendit të Kosovës me parlamentin hungarez, paraqet modelin e duhur që Kuvendi i Kosovës po e ndërton me shumë parlamente në botë, por edhe shembull shumë pozitiv se si duhen ndërtuar marrëdhëniet ndër institucionale në mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve që janë në procesin e integrimeve euroatlantike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)