10 Maj 2025

Bashkëpunim i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtinë, 19 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Bashkëpunimi i shkëlqyer mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, posaçërisht në çështje të ndërlidhura me punë të brendshme, u vlerësua lartë nga Rexhepi dhe Minxhozi.

“Konkluzionet e takimit historik të dy Qeverive të mbajtur në muajin janar të këtij viti në Prizren, ishin shumë pozitive dhe janë marrë hapa konkret në formalizmin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Projekt-marrëveshjet për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe atë të menaxhimit të emergjencave janë shkëmbyer dhe shumë shpejtë këto marrëveshje do të nënshkruhen dhe do të hyjnë në fuqi” tha ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi gjithashtu njoftoi ambasadorin Minxhozi për Marrëveshjen e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit për zgjerim të rrugës në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

 “Ky projekt bashkë-financohet nga Ministria e Brendshme, ajo e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe pritet të përfundojë para fillimit të sezonit turistik” theksoi ministri Rexhepi.

Ambasadori Minxhozi falënderoi ministrin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe uroi thellim të mëtutjeshëm të këtij bashkëpunimi, me theks të veçantë jetësimin e projekteve të përbashkëta të dy vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)