23 Janar 2025

Bashkë në aktivitetetet për pritjen e diasporës

Prishtinë, 6 maj - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti priti në takimi ministrin e Ministrisë së Diasporës (MeD), Valon Murati.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në gatishmërinë që do ta kenë institucionet qendrore dhe ato lokale për pritjen e diasporës.

“Me ministrin Murati diskutuam për përgatitjet e përbashkëta, për kërkesat që MeD i ka karshi Komunave për pritjen sa më të mirë të diasporës, të angazhimit shtesë të personelit. Po ashtu, diskutuam edhe për aktivitetet kulturore që do t’i organizojmë së bashku gjatë muajit të diasporës, në muajin korrik.\"

\"Një prej çështjeve më të rëndësishme është edhe rritja e investimeve të diasporës me ç’rast u dakorduam që në organizimet të cilat do t’i bëjë MeD, në disa prej tyre të shohim edhe mundësinë e angazhimit të Komunës së Prishtinës me projekte konkrete por edhe të organizojmë vizita të biznesmenëve nga diaspora që do të vijnë në Kosovë dhe do të vijnë në Komunën e Prishtinës që të shohin mundësinë e investimeve”, tha kryetari Ahmeti.

Ndërsa, ministri Murati tha se qëllimi i takimit ishte rritja e mobilizimit të MeD dhe komunave në përgjithësi gjatë periudhës kur diaspora do të vjen në Kosovë.

“Me kryetarin Ahmeti  u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera të regjistrimit civil, të regjistrimit të diasporës që do të vazhdojë prapë gjatë muajve të verës por sidomos për aktivitetet e përbashkëta kulturore gjatë muajit të diasporës që do të fillojë nga data 2 korrik dhe do të zgjasë deri më datë 2 gusht”, tha Murati.

Sipas tij, sa i përket fushës së investimeve nga diaspora komunat në përgjithësi janë një akter i rëndësishëm dhe se me një punë të përbashkët edhe të nivelit qendror edhe të atij lokal do të duhej të krijohej një hapësirë dhe një ambient sa më i mirë për investime.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)