28 Prill 2025

Bashkatdhetarët të priten në mënyrë dinjitoze

Drenas, 13 maj - Në vazhdën e takimeve me kryetarët e Komunave të Kosovës, Ministri i Diasporës, Valon Murati, takoi kryetarin e komunës së Drenasit, NexhatDemaku, me të cilin u diskutuan shumë çështje të cilat lidhen me ardhjen e bashkatdhetarëve tanë gjatë sezonit veror në atdhe.

Disa nga këto çështje, sikurse janë nxjerrja e dokumenteve të regjistrit civil, janë shtruar edhe në takimet të cilat Ministri Murati i ka realizuar me bashkatdhetarë, ndërsa nga kryetari i Komunës së Drenasit, z. Demaku u morr përkushtim i plotë në adresimin e të gjitha nevojave që mërgimtarët tanë i kanë gjatë vizitave të tyre në vendlindje.

Ministri Murati, po ashtu i dorëzoi kryetarit Demaku edhe memorandumin e bashkëpunimit mes MeD dhe Komunës së Drenasit, për periudhën verore, gjatë së cilës parashihet bashkërendimi i pothuajse të gjitha aktiviteteve mes nivelit qendror dhe atij lokal.

“Ne kemi formuar një grup punues të përfaqësuar nga më shumë dikastere qeveritare, për të diskutuar lehtësimet të cilat mund të ofrohen për bashkatdhetarët në kohën kur ata vijnë për pushime në atdhe. Në këtë drejtim kemi përpiluar edhe një memorandum bashkëpunimi të cilin shpresojmë ta nënshkruajmë me të gjitha komunat gjatë takimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës javën që vjen, pasi që nevojitet mobilizim i gjithmbarshëm i institucioneve si qendrore ashtu edhe lokale për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë”, tha Ministri Murati.

Kryetari Demaku, nga ana tjetër përgëzoi ministrin për iniciativën, duke theksuar si të nevojshëm bashkëpunimin, ndërsa njoftoi se komuna e Drenasit tashmë ka mundësinë e aplikimit online për dokumente të gjendjes civile, dhe ato shpërndahen tash për tash vetëm brenda territorit të Kosovës.

“Ne kemi një numër të madh të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë. Është i pamohueshëm fakti që duhet të krijojmë kushte për ti pritur sa më mirë, dhe ky takim është një formë shumë e mirë për t’i paraprirë përgatitjeve, dhe ato mos të lihen në moment të fundit”, theksoi kryetari Demaku.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)