21 Janar 2025

Bashkatdhetarët kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit

Prishtinë, 7 dhjetor - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes! në Norvegjisë mbajti tubim me bashkatdhetarët në Oslo, ku u diskutua mbi situatën politike në Kosovë, protestat e opozitës së bashkuar brenda dhe jashtë Kuvendit, si dhe ngjarjet e 28 nëntorit.

Në këtë tubim u shpjeguan konkretisht marrëveshjet e 25 dhe 26 gushtit, si dhe marrëveshja paraprake e 19 prillit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.

Bashkatdhetarët u shprehën kundër dhunës policore mbi opozitën, kundër represionit shtetëror ndaj atyre që po protestojnë për ta shpëtuar Kosovën nga këto marrëveshje të dëmshme.

“Zajednica” dhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi janë marrëveshje kriminale në dëm të Republikës së Kosovës. Të pranishmit në këtë tubim qenë të vendosur që këto marrëveshje duhet të tërhiqen urgjentisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Duke e parë urgjencën e veprimit kundër këtyre marrëveshjeve të dëmshme, bashkatdhetarët shprehën gatishmëri të plotë për veprim. Kundërshtimi i bashkatdhetarëve po rritet dita ditës edhe në Norvegji, dhe do të vazhdojë të rritet derisa të tërhiqen të gjitha marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, dhe të arrihet e drejta e vetëvendosjes së jashtme dhe të brendshme ëpr popullin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)