Baronesha Joyce Anelay viziton sot Kosovën
Prishtinë, 20 korrik - Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbreterisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Anelay do të vizitoj Kosovën më datën 20 deri më 22 Korrik.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, Baronesha do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë Presidenten Atifete Jahjaga, Kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.