23 Janar 2025

Baronesha Joyce Anelay nesër në Kosovë

Prishtinë, 19 korrik - Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Përfaqësuesja Speciale e Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, Baronesha Anelay do të vizitoj nesër Kosovën.

Sipas një njoftimi të Ambasadës britanike në Kosovë, Baronesha do të qëndrojë në Kosovë deri më 22 korrik, ku do të takohet me zyrtarë të lartë qeveritarë duke përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të diskutuar përpjekjet që po i bën Kosova në adresimin e çështjeve të dhunës seksuale në konflikt, marrëdhëniet bilaterale si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)