Barazia gjinore në Kosovë vazhdon të jetë sfiduese
Prishtinë, 17 shtator - Ministria e Integrimit Evropian organizoi takim me grupin punues sektorial të qeverisjes në fushën e Barazisë Gjinore.
Të pranishëm ishin, përveq anëtarëve të grupit punues, edhe Ambasadorja Amerikanë Kosovë znj. Tracey Jacobson, udhëheqësi i sektorit politik, ekonomik dhe atij për integrim Evropian në zyrën e BE-së në Kosovë, Thomas Gnocchi si dhe Teuta Sahatçija Kryetare e Grupit të Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë takimit, kryesuesja e takimit, Ministrja Çitaku nenvizoi se çështja e barazisë gjinore në Kosovë vazhdon të jetë sfiduese, duke pasur parasysh se në shoqërinë tonë dhuna në familje kryesisht ndaj grave dhe vajzave- mbetet problem shoqëror në nivel mjaft alarmant.
\"Për më shumë, pavarësia ekonomike e grave, përfshirja e tyre në trashegiminë familjare, përfshirja e grave në politikë dhe vendimmarrje mbeten cështje të cilat kërkojnë dedikim të vazhdueshëm nga të gjithë akterët relevant.
Fokusi i këtij takimi ishte prezantimi i aktiviteteve të donatorëve të implementuara në fushën e barazisë gjinore.
Gjithashtu, u diskutuat edhe për prioritetet dhe planet afatmesme të Qeverisë së Kosovës; reflektimit të asistencës së jashtme në këto prioritete dhe plane me qëllim të harmonizimit të ndihmës së jashtme në fushën e barazisë gjinore, me prioritetet e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë takimit, pjesemarresit u dakorduan per pergatitjen e nje pasqyre te asistences se huaj te donatoreve ne Kosove brenda sektorit te barazise gjinore. Ky dokumnet pastaj do te jete dokument diskutues per takimin e dyte ne fushen e barazise gjinore.