Baraliu: Kjo fushatë nuk dallon nga të kaluarat
Prishtinë, 24 tetor - Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka thënë se në këto zgjedhje, ka pritur fushatë dukshëm me programore dhe më reale, dhe si e tillë, ajo nuk dallon shumë nga fushatat paraprake.
Mendoj se subjektet politike duhet të tregohen shumë më të kujdesshme, sepse nëse nuk arrijnë ti joshin qytetarët me programet e tyre, mund të ketë dalje të ulët në zgjedhje dhe, për pasojë, edhe mungesë të legjitimitetit të organeve komunale, ka thënë Baraliu për Epokën e re.
Duke i analizuar rrethanat aktuale të fushatës zgjedhore, Baraliu parashikon se mund të ketë ndryshim të rezultateve në disa komuna të mëdha.