23 Janar 2025

Banka Botërore vazhdon përkrahjen për Kosovën

Prishtinë, 13 mars - Kryeparlamentari Veseli takoi zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Tuck. Në takim u vlerësua strategjia e partneritetit ndërmjet Bankës Botërore dhe Kosovës, për vitet 2012-2015.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në koordinim me Qeverinë e Kosovës do t’i ratifikojë marrëveshjet me Bankën Botërore.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar takim pune me z. Laura Tuck, zëvendës presidente e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi.

Në takim u vlerësua se strategjia e partneritetit në mes Bankës Botërore dhe Kosovës, për vitet 2012-2015, ka qenë një strategji shumë e suksesshme, me rezultate të prekshme në disa fusha, sidomos në atë të bujqësisë, ku janë vënë bazat e zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe ngritjes së bujqësisë kosovare në standardet bashkëkohore të agrobiznesit.

Kryeparlamentari Veseli ka shprehur besimin se edhe strategjia e re e partneritetit të Kosovës me Bankën Botërore për vitet  e ardhshme do të jetë edhe më produktive dhe se projekte frytdhënëse mund të realizohen edhe në sektorin e teknologjisë informative, një sektor shumë atraktiv për të rinjtë kosovarë, por edhe në sektor të tjerë vital, sikurse është shëndetësia.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në koordinim me Qeverinë e Kosovës do t’i ratifikojë marrëveshjet me Bankën Botërore, marrëveshje që do të sjellin perspektivë të qartë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)