Bangladeshi premton njohjen e Kosovës
Ankara, 14 prill - Bangladeshi premton njohjen e Kosovës. Ka qenë vetë kryeministrja e këtij vendi Sheikh Hasina, e cila është shprehur se qeveria e saj po shqyrton seriozisht njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Hasina ka mbajtur një fjalim në universitetin e Ankarasë, ku është pyetur nga një prej studentëve për këtë çështje.
\"Ne po e monitorojmë situatën. Mund të dëgjoni lajme të mira\", ka thënë kryeministrja.