16 Janar 2025

Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 27 shkurt - Republika e Kosovës ka marrë edhe një njohje të pavarësisë së saj, kësaj radhe nga shteti i Bangladeshit, duke u bërë kështu shteti i 114 që njeh Kosovën si shtet.

Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa i cil ka përgëzuar qytetarët si dhe ka falënderuar Bangladeshin për njohjen e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka thënë se njohja nga Bangladeshi, është dëshmi e forcimit të vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Arritjet e Kosovës në politikën e jashtme, janë rezultat i argumenteve globale politike, juridike dhe ndërkombëtare që po jep shteti i Kosovës në të gjitha fushat si dhe qëndrimet parimore në raport me zhvillimet dhe vlerat universale botërore.\"

\"Procesi i njohjes së Kosovës do të vazhdojë më tutje, deri në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, proces që po përkrahet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderojmë Bangladeshin për njohjen dhe presim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, thuhet në mesazhin e kryeministri Mustafa.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)