Ban Ki Mun vlerëson rezultatet e dialogut
Prishtinë, 1 shkurt - Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, ka preferuar që në raportin e radhës për Kosovën, pos raportimit për tre muajt e fundit, të flasë më shumë për vitin 2013, dhe të arriturat në dialogun Prishtinë Beograd.
Në kopjen e raportit që u është dorëzuar shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, sekretari Ban ka lavdëruar të arriturat e dialogut, por ka kërkuar që sa më shpejt të konstituohen komunat e reja dhe Asociacioni i komunave.