15 Janar 2025

Ban Ki Mun: Kosova dhe Serbia kanë pasur zhvillim pozitiv

Nju Jork, 14 nëntor - Sekretari i përgjithshëm i KB Ban Ki Mun ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë për të vazhduar dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tashti, shkruan në raport.

“Gëzohem për vazhdimin e dialogut dhe shpresoj s e mund të krijohet nxitje për Beograd dhe Prishtinën gradualisht, por sigurisht po shkojnë drejt normalizimit të raporteve dhe vendosjen e paqes së përhershme në regjion”, theksoi Ban Ki Mun në raportin tre mujor që Këshilli i sigurimit do të shqyrtojë më 27 nëntor.

Në raportin për periudhën nga korriku deri në tetor të vitit 2012. Ban Ki Mun vlerëson s e ka pasur zhvillim pozitiv në përpjekjet lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit evropian.

”Përshëndes bindjet e mara nga Beogradi dhe Prishtina sa i përket gatishmërisë s ë tyre përkushtuar vazhdimit të angazhimit të fuqishëm në dialogun që shpie drejt BE, zgjidhjes së çështjeve kontestuese me mjete paqësore dhe ruajtjes së perspektivës së tyre evropiane”, theksoi Ban Ki Mun. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)