06 Maj 2024

Ban Ki-moon kërkon zgjidhje me anë të kompromisit

Beograd, 23 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka theksuar në Beograd rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e zgjidhjes me anë të kompromisit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka
theksuar se të dy palët duhet të përparojnë më tutje me anë të dialogut në mënyrë që të avancohet jeta e njerëzve të zakonshëm dhe që bashkërisht të ecet drejtë të ardhmes evropiane të cilën e synojnë.

Ban Ki-moon në kuadër të turneut nëpër vendet e rajonit në vizitën vet të parë në Serbi, ka theksuar se për Ballkanin Perëndimor është me rëndësi esenciale promovimi i bashkëpunimit dhe pajtimit dhe i zgjidhjes së problemeve me anë të dialogut.

“Kjo është me një rëndësi esenciale dhe parakusht në mënyrë që rajoni të shkonte drejtë Bashkimit Evropian. OKB është e përcaktuar për mbështetje rajonit”, ka deklaruar Ban, pas takimit me shefin e diplomacisë serbe në largim dhe kryesues i ri i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq.

Ban ka rikujtuar se para 20 vitesh ky ka qenë rajon i konflikteve, kurse sot po fokusohet në të ardhmen, kurse Jeremiq rikujtoj se Serbia para 20 vitesh ka qenë e përjashtuar nga OKB-ja kurse sot e kryeson Asamblenë e Përgjithshme, duke shtuar se “një periudhë e rëndë ka përfunduar dhe Serbia tash e kryeson trupin nga i cili është përjashtuar duka shtuar se do ta justifikojmë besimin që na është dhënë”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka shprehur kënaqësi për zgjedhjen e Jeremiqit në postin e kryesuesit të Asamblesë së Përgjithshme, duke shtuar se kjo është përgjegjësi e madhe.

“Jeremiqi në atë postë duhet të merret me çështjet me rëndësi globale dhe unë besoj se ai do të jetë në gjendje të përgjigjet në këto sfida globale”, ka rekomanduar Ban.

Ai ka vu në dukje se në këtë kontekst do të jetë me rëndësi të ngrihet mbi interesat kombëtare dhe ka rekomanduar se Jeremiq mund të llogaris mbështetjen e fuqishme të KB.

Mirëpo Ban nuk e për mbushi premtimin e tij se pas takimit me Jeremiqin do ta komentoj deklaratën e tij se “Kosova mund të hyjë në KB vetëm mbi te të vdekur”, ashtu siç pat deklaruar para dy ditësh në Zagreb.

Ministri, Vuk Jeremiq ka deklaruar se Kosova është në përbërje të Serbisë edhe me Kushtetutë edhe me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, kurse gjatë kryesimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të sillet në harmoni me rregullat dhe procedurat e kësaj organizate.

Pas takimit me sekretarin Ban Ki Mun, Jeremiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse është bërë fjalë mbi aspiratat që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së është përgjigjur se pret nga të gjithë faktorët ndërkombëtar ta respektojnë “nëse jo Kushtetutën e Serbisë atëherë Rezolutën 1244”.

“Kur është fjala për anëtarësimin e territorit rreth të cilit ekzistojnë mospajtime, ato rregulla nuk janë sa duhet të volitshme për territoret secesioniste, e sidomos për territoret që janë nën mandatin e OKB-së sikurse është rasti i Kosovës”, ka thënë Jeremiq dhe ka përsëritur se Serbia do të sillet në harmoni me ato rregulla.

“Lufta për mbrojtjen e tërësisë territoriale është detyrim yni
kushtetues, politik, moral e historik të cilin, jam i bindur, do ta vazhdojë edhe qeveria e ardhshme” ka deklaruar Jeremiq.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Moon, ka takuar në Beograd kreun e Partisë Demokratike Boris Tadiq. Ky i fundit ia ka paraqitur edhe planin e tij katër pikësh për Kosovën.

Tadiq citohet të ketë thënë se problem i Kosovës është një problem ndërkombëtar i cili kërkon kompromise nga të gjitha palët dhe problemet duhet zgjidhur duke u bazuar në Rezolutën 1244.

“Presidenti i Partisë Demokratike shprehu përkrahjen e tij për presidentin e ri serb dhe për qeverinë e re serbe e në këtë pikë edhe për zgidhjen e çështjes së Kosovës. Në këtë mënyrë, ai ka shprehur edhe gatishmërinë për të aktualizuar planin e tij katër pikësh i cili përmbanë propozime konkrete për të zgjidhur çështjen e Kosovës”, thuhet në një deklaratë të partisë së Tadiqit, raporton Tanjug.

Sipas saj, plani përmbanë zgjidhjen e çështjes në atë mënyrë që veriut të Kosovës ti jepet një status special, të garantohet jeta e serbëve nëpër enklava dhe kishat e manastiret serbe në Kosovë të ruhen.

Tadiq thuhet se ka nënvizuar rëndësinë e zgjidhjes së problemeve ekzistuese në Kosovë dhe të ndalen incidentet tragjike që po ndodhin në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)