Ban Ki Moon arrin në Kosovë
Në një deklaratë për gazetarë, dhënë me të arritur në Aeroportin e Prishtinës, ai ka bërë të qartë se dialogu ka qenë në temë e takimeve të tij me autoritetet e Serbisë.
Ai kërkoj vazhdim të dialogut dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ban Ki-moon ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me tensionet politike në veri të Kosovës dhe ka deklaruar se të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen me dialog.
Ai ka theksuar edhe nevojën e pajtimit ndëretnik dhe të ndërtimit të besimit midis komuniteteve.
Ban u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të fokusohen në këtë çështje.
Ai u shprehë të jetë kënaqur për vizitën e tij në Kosovë dhe u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të punojnë me përkushtim edhe për ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë.
Më pas ai është takuar me presidenten, Atifete Jahjaga dhe kryeministrin, Hashim Thaçi, ndërsa do ta vizitoi edhe Prizrenin dhe Deçanin. Ban do ta vizitojë UNMIK-un, Deçanin dhe Prizrenin.