Ban Ki Moon nesër nis turneun në Ballkan
Nju Jork, 16 korrik - Sekretari i përgjithshëm, Ban Ki Moon nesër nis turneun në Ballkan.
Ndalesa e parë e tij do të jetë në Slloveni, duke vazhduar me Kosovën, Maqedoninë.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon prej të hënës do të nisë vizitën e tij 10-ditëshe në Ballkanin Perëndimor.
Ndalesa e parë e tij do të jetë në Slloveni, me takimet me presidentin Danilo Tirk, kryeministrin Janez Jansha dhe kryetarin e Parlamentit, Gregor Virant.
Më pas ai do të qëndrojë në Kroaci, në takimet me ministren e jashtme Vesna Pushiq dhe do të jetë i pranishëm me një leksion në Akademinë për Zhvillim Politik me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Kroacisë në OKB. Më pas Ki Moon do të jetë në Brione, ku do të pritet nga presidenti kroat Ivo Josipoviq dhe kryeministri Zoran Milovanoviq. Në Kroaci, sekretari i OKB-së do të vizitojë edhe lokalitetet dhe monumentet historike që janë nën mbikëqyrjen e UNESCO-s.
Sekretari i OKB-së vijon me qëndrimin në Malin e Zi dhe takimet me kreun shtetëror të këtij vendi, ndërsa do të qëndrojë edhe në qytetin Cetinje, si kryeqytet historik i Malit të Zi. Nga Mali i Zi vazhdon turi në Serbi, ku janë paraparë takimet me kreun shtetëror serb.
Destinacion i radhës do të jetë Kosova, ku do të pasojnë takimet me vizitën në misionin e UNMIK-ut në Prishtinë, dhe më pas takimet me presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Jakup Krasniqi. Ai gjithashtu në Kosovë do të vizitojë manastirin e Deçanit, një Pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si dhe qytetin e Prizrenit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara më pas do të qëndrojë në Shkup, ku janë paraparë takimet me presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe agjenda e vizitave të tjera. Në Shkup, sekretari Ban Ki Moon do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Maqedonisë.
Ndalesa e fundit do të jetë Bosnjë Hercegovina, ku kanë paraparë takimet me kreun shtetëror të këtij vendi, vizita në Srebrenicë dhe lokacione tjera.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, duket se ka synuar ti zvogëloj shqetësimet e Serbisë se vizita e tij në Kosovë, si pjesë e turneut ballkanik, mund të jetë e lidhur me shpalljen e pavarësisë nga ana e Kosovës, raporton AFP.
Në një intervistë të publikuar sot në mediat serbe, Ban Ki-mun thotë se vizita është në harmoni me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, ka thënë se vizita e zyrtarit të lartë në Kosovë, mund të paraqet disa probleme.
Ban Ki-mun do të jetë sekretari i parë i përgjithshëm i OKB-së, që e viziton rajonin prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai të enjten arrinë në Slloveni, për një turne njëjavëshe, me çrast do ta vizitoj Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.