Bajrami:Kryetari i Kuvendit mund të jetë vetëm i PDK-së
Prishtinë, 26 gusht - Nënkryetar i PDK-së, profesori Arsim Bajrami, , ka thënë se asnjë subjekt tjetër politik nuk e ka të drejtën e propozimit për Kryetar të Kuvendit, përveç PDK-së.
Nënkryetar i PDK-së, profesori Arsim Bajrami, , ka thënë se asnjë subjekt tjetër politik nuk e ka të drejtën e propozimit për Kryetar të Kuvendit, përveç PDK-së, dhe kjo, sipas tij, vjen nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.Grupi më i madh parlamentar është ai i PDK. Dhe besoj se do të ketë mundësi të përsëritjes disa herë, deri në zgjedhjen e Kryetarit. Por, asnjëherë nuk do ta ketë rastin blloku opozitar, ka thënë Bajrami.
Nëse si kemi numrat, do të barten pasojat. Do të dëmtohen demokracia nëse i pari në zgjedhje del humbës pas zgjedhjeve, theksoi Bajrami./zeri/