Bajrami: Zgjedhja e Presidentit ruan stabilitetin e vendit
Prishtinë, 13 shkurt - Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka thënë se opozita nuk ka të drejtë të thotë se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli sepse vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë opsion kur është shtruar si alternativë me rastin e reformës kushtetuese.
Bajrami për Epokën e Re ka deklaruar se duhet të kuptohet nga të gjithë, edhe nga ata që e kundërshtojnë kandidaturën e Thaçit për President, se për momentin Republika e Kosovës nuk ka zgjidhje më të mirë sesa ky personalitet. Ai ka bërë me dije se nuk mund të bllokohet procesi i zgjedhjes së Presidentit sepse i bëhet bllokadë shtetit. Bajrami ka theksuar se koalicioni qeverisës nuk do ti ketë problem numrat për zgjedhjen e Presidentit.