Bajram Tërshani rizgjidhet kryetar i PD-së në Suharekë
Prishtinë, 1 mars - Partia e Drejtësisë, po vazhdon procesin e brendshëm zgjedhor. Në kuadër të këtij procesi, PD ka mbajtur të shtunën mbrëma Kuvendin Zgjedhor edhe në Suharekë, me çrast kryetar u rizgjodh Bajram Tërshani.
Po ashtu u zgjodh kryesia e re dhe delegatët që do të delegohen në Kuvendin Qendror të PD-së, që pritet të mbahet gjatë këtij viti.
Kryetati i sapozgjedhur, Bajram Tërshani, falenderoi delegatët për besimin e dhënë, ndërsa deklaroi se do të angazhohet edhe mëtutje që PD-ja në këtë komunë të forcohet dhe të gjejë shtrirje të kënaqshme.
Sipas tij, ndër prioritetet gjatë mandatit katër vjeçar, do të jetë zhvillimi i rinisë dhe inkuadrimi i tyre në proceset vendimmarrëse, duke iu dhënë një hapësirë të mjaftueshme për promovim.
I pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor ishte edhe kryetari i PD-së, Ferid Agani, që njëherësh është edhe ministër i Ministrisë dhe Planifikimit Hapësinor, i cili falenderoi kuvendarët për një proces zgjedhor të rregullt dhe transparent, ndërsa potencoi se nuk do të mungojë përkrahja nga qendra, ngase qytetarët e kësaj ane kanë nevojë për programin dhe vlerat e PD-së.
Agani, tha se PD-ja gjatë 15 vjetëve të ekzistimit të saj, ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në ndërtimin e një shteti të drejtë, ku respektohen të drejtat e cdo qytetari, pavarësisht kombit apo religjionit.
Ai shtoi se PD-ja me këmbëngulje ka mbrojtur dhe kultivuar vlerat kombëtare dhe fetare, duke ndjekur rrugën e mesme, dhe duke menjanuar çfarëdo lloji ekstremi.