20 Janar 2025

Bajram Kosumi iu bashkua AKR-së

Prishtinë, 13 maj - Edhe ish-kryeministri Bajram Kosumi iu bashkua AKR-së. Nëpërmjet një konference për media, Presidenti i AKR-së z. Behgjet Pacolli ka prezantuar anëtarin e ri të kësaj partie, njëkohësisht duke uruar rikthimin e tij në politikë.

“Ish-kryeministri z. Kosumi vjen në shtëpinë e tij, duke kontribuar fuqizimin e ideve dhe mundësive politike dhe ekonomike në Kosovë” – ka thënë në fjalinë e tij hyrëse Presidenti i AKR-së z. Behgjet Pacolli.

Ndërkaq, z. Kosumi u shpreh i gatshëm të kontribuojë me gjithë potencialin e tij intelektual, politik dhe shkencor.

“Ndonëse kam qenë shumë rehat në aktivitetet e mia jashtë politikës, si ai në Universitetin e Prishtinës, jam përballë vazhdimisht me pyetjet se pse jam jashtë proceseve politike. Ndaj sot gjej rastin të ju përgjigjem se fillimisht i kam ndjekur dhe analizuar me vëmendje rrjedhat politike dhe pas konsultimeve me miq, në mesin e të cilëve edhe me Presidentin z. Pacolli, vendosa t’i bashkohem kësaj partie për arsye se në Kosovë sot, është e vështirë të punësohet një qytetar, ndërkohë që programi ekonomik i kësaj partie jep shpresë dhe indikacione për mundësi zhvillimi ekonomik të hovshëm.\"

\"Ndërkohë që struktura partiake e AKR-së ishte e tillë, e formuar nga njerëz  profesionist të cilët më së miri e kanë dëshmuar vetën në mandatin që po lëmë pas. Koha e AKR-së po vjen”. – ka thënë z. Kosumi.

“Është edhe një arsye të cilën po e them unë. Ideali për bashkim kombëtar dhe qasja e përbashkët se bashkimi ndodhë vetëm përmes ekonomisë, ishte dhe një arsye e fortë që z. Kosumi, veprimtaria kombëtare e të cilit njihet tashmë, të antarësohet në AKR. Ne do ta kemi parasyshë bagazhin politik dhe intelektual të z. Bajram Kosumi dhe për këtë arsye ai do ta ketë hapësirën e merituar në shtëpinë e AKR-së” -  tha Presidenti z. Pacolli.

Bajram Kosumi është  gazetar, albanolog dhe politikan. Ka qenë kryeministër i qeverisë së Kosovës ndërkohë morri pjesë si antar i delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë (1999).  Njëherësh z. Kosumi, ka botuar disa vepra letrare shkencore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)