20 Janar 2025

Bajram Kosumi i bashkohet AKR-së

Prishtinë, 12 maj -  Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi po rikthehet në skenën politike.

Ai ka vendosur që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 8 qershor t’i bashkohet Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe të jetë në listën garuese për deputet të kësaj partie. Këtë lajm e ka konfirmuar për “Tribunën” vet Kosumi.

Angazhimet e tij në partitë politike mbahen mend nga Partia Parlamentare e deri te Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe mandati i tij si kryeministër i Kosovës.

Partisë së Behgjet Pacollit, ditëve të fundit i është bashkuar edhe Naim Maloku dhe Dardan Gashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)