20 Janar 2025

Bahtiri vizitoi familjen Joviq në Frashër

Mitrovicë, 27 prill - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, ka vizituar familjen e Sllavolub Joviqit, që është e vetmja familje serbe që jeton në fshat.

Kryetari Bahtiri u interesua se si është gjendja ekonomiko-sociale, a ndihet e sigurt, a ka lëvizje dhe qarkullim të lirë, meqë është familje serbe që jeton e vetme në mesin e fqinjëve shqiptarë, duke mos vepruar si familjet tjera serbe, të cilat nën ndikimin e politikës e lëshuan fshatin dhe nuk kthehen më për të jetuar aty, edhe pse Qeveria e Kosovës me mjete nga buxheti i vet, ua pati ndërtuar dhe meremetuar të gjitha shtëpitë e që ishin 140 sosh.

Kryefamiljari Joviq falënderoi kryetarin Bahtiri që ka gjetur kohë për të vizituar familjen e tij dhe për tu interesuar për gjendjen e saj. Ai tha se ekzistencën e siguron me punë të ndershme, duke punuar në Zveçan tek një pronar boshnjak i një objekti hotelier dhe duke e punuar toknë që e ka të mjaftueshme në fshat.

“Jetoj nga puna dhe djersa ime. Unë marrë edhe një pension të minatorëve të Trepçës, pasi që kam punuar në minierë. Gruaja tash i ka mbushur 65 vjet dhe i kam dorëzuar letrat për pensionin e Kosovës. Punoj edhe privatisht në Zveçan dhe kshtu e siguroj ekzistencën për veten dh gruan, pasi që fëmijët janë martuar dhe jetojnë jashtë Mitrovice”, tha Joviqi.

Sa i përket situatës së sigurisë, lëvizjes dhe qarkullimit të lirë, ai tha se nuk ka asnjë problem dhe se gjithçka është në rregull.

“Në fshat jetoj vetëm që nga viti 2004. Në fshat kemi qenë 134 familje serbe, tash jam vetëm unë. Pronat i kanë shitur 34 familje, kurse 100 familjet tjera nuk po kthehen dhe unë nuk i di arsyet. Por, mund të them se me fqinjët e mi shqiptarë kam pas dhe kam raporte të mira dhe deri tash nuk kam pas as më të voglin problem. Lëvizi lirshëm këmbë dhe me automjet, por problem nuk kam pas asnjëherë”, i tha Joviqi kryetarit Bahtiri.

Ndërsa kryetari i komunë Agim Bahtiri, tha se i vjen mirë që familja Joviq ka vazhduar të jetoj në pronën e tij në Frashër dhe që po dëgjon se nuk ka pas dhe nuk ka probleme të sigurisë e të lëvizjes e qarkullimit të lirë.

“Unë i premtoj Joviqit se komuna do ta mbushet atë sa herë që ka nevojë. Do të ishte mirë që edhe familjet tjera serbe të vijnë e të jeton në shtëpitë e tyre të ndërtuara nga Qeveria e Kosovës e jo të jetojnë në strehimore të ndryshme kolektive në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan. Familja Joviq është shembulli më i mirë për ta se, në Frashër ka siguri të mjaftueshme për të jetuar dhe lëvizur e qarkulluar lirshëm. Poqe se ka nevojë ne do të jemi për çdo ditë në Frashër pranë tyre, për të qenë ata plotësisht të sigurt”, tha ai.


Kryetari Bahtiri kërkoi edhe nga Joviqi që të bisedoj me bashkëkombësit e tij për t’i bindur që të kthehen në fshat.

Ai tha se komuna po bënë përpjekje për të krijuar kushte maksimale për biznese dhe hapjen e fabrikave të reja për prodhim dhe vendeve të lira të punës, duke i siguruar serbët se edhe ata do të punësohen, pra në asnjë mënyrë nuk do të jenë të diskriminuar.

Në fund kryetari Bahtiri tha se së shpejti do të organizoj një takim të banorëve në fshat ku do të marrin pjesë shqiptarët dhe serbët, për ët biseduar për kthimin e serbëve të tjerë dhe përmirësimin e raporteve ndërfqinjësore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)