Bahtiri premton mbështetje për të rinjtë
Kryetari Bahtiri u interesua për aktivitetet e KVRL-së dhe u zotua për të mbështetur të rinjtë.
Në takim me Ragip Hysenin, kryetar i KVRL-së në Mitrovicë si dhe Marigona Osmanin, sekretare u bisedua për sfidat më të cilat ballafaqohet rinia në qytetin buzë Ibrit.
Përfaqësuesit e KVRL-së potencuan se rinia në këtë qytet ka shumë nevojë për mbështetje sa i përket aktiviteteve të tyre.
Hyseni tha se ata si KVRL janë shumë të angazhuar në mënyrë që të dinamizohet jeta rinore në Mitrovicë. Jemi shumë të vendosur dhe të përkushtuar, mirëpo kemi shumë nevojë për mbështetje, tha ai.
Në anën tjetër, kryetari Bahtiri, shprehu mirëkuptim për angazhimin e tyre. Ai premtoi se do të mbështes në maksimum të rinjtë në qytetin e Mitrovicës. Unë si kryetar komune do të bëj çmos të përmirësoj kushtet tuaja, tha ai.
Kryetari Bahtiri shprehu gatishmërinë për tu takuar me të rinjtë sa herë që ata kanë nevojë. Unë do të jem pranë jush në mënyrë që bashkërisht të ndërtojmë të ardhmen e qytetit tonë.